KRONIKË

Të mbështjella me personazhet e “La casa de papel”, policia italiane mësyn në shtëpinë e shqiptarit, sekuestron hashash dhe kokainë


Policia italiane arrestoi një 55-vjeçar shqiptar teksa udhëtonte me makinë gjatë orëve të natës në një zonë periferike në Loreto.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Duke u nisur nga orari i vonë, policia vendosi të kryejë një kontroll në mjetin e tij ku gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 20 gramësh kokainë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Por hetimet për 55-vjeçarin me iniciale I.C. nuk ndaluan aty. Mbrëmjen e djeshme, autoritetet italiane zhvilluan një kontroll në shtëpinë e tij dhe në disa ambiente që dyshohet se ishin në pronësi të tij.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nga kontrollet e ushtruara u gjetën dhe u sekuestruan 1 kg hashash të ndarë në 10 pako, 200 gramë kokainë dhe 3500 euro kesh.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Siç shihet, paketimet e lëndës narkotike kishin figurat e personazheve nga seriali i mirënjohur “La casa de papel”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button