Vritet me armë zjarri 30-vjeçari. Ngjarje e rëndë në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Novoselë.
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristian Marku, 30 vjeç, është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë nga Njësia Fier kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht, zona po kontrollohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave që do të ndihmojnë në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Hetimet janë në vijim dhe autoritetet apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione mbi rastin.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.