KRONIKËSTAR CHANNEL

Vr*sja e Anila Ruçit në Itali/ Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Osman Bylykun, ja sa vite i dha gjykata shqiptarit

32-vjeçari, Osman Bylyku është dënuar me 22 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e 38-vjeçares shqiptar, Anila Ruçi. Vrasja u regjistrua më 19 prill të vitit 2023 në Scaldasole (Pavia), në Lomellina.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Gjykata e Krimeve të Rënda e Pavias, e kryesuar nga Elena Stoppini, dha sot dënimin kundër Bylykut. Ai bashkëjetonte me viktimën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Prokurorja, Diletta Balduzzi kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurin, por dënimi ishte më i lehtë sepse Gjykata përjashtoi rrethanën rënduese të bashkëjetesës së zakonshme. Më 19 prill, dy vjet më parë, Anila Ruçi u gjet pa jetë brenda shtëpisë së saj. Vdekja siç e përcaktoi më vonë autopsia, ishte shkaktuar nga plagët e shkaktuara nga thikë. Bylyku u gjet në rrugën përpara shtëpisë me disa plagë që, sipas prokurorisë, ia kishte shkaktuar vetes në përpjekje për të fshehur krimin që kishte kryer.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button