AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ

Xhelozia e bashkëshortes e la jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” Lorik Canën, futbollisti dërgon kushëririn e tij që ta zëvendësojë


Një prej banorëve të “Big Brother Vip” është kushëriri i futbollistit shqiptar Lorik Cana. E kemi fjalën për Granit Canën, bukuroshin nga Prishtina i cili në vetëm pak ditë ka filluar të turbullojë ujërat aty brenda.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mirëpo, e gjithë pjesëmarrja e Granitit në “Big Brother Vip” paska patur një histori të vetën. Burime për mediat bëjnë me dije se ishte Loriku ai i cili  ishte kontaktuar për tu futur në shtëpi, mirëpo prezenca e tij nuk u bë e mundur për shkak të xhelozisë së bashkëshortes së tij. Prandaj dhe futbollisti ka sugjeruar një Cana tjetër.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai sugjeroi pikërisht kushëririn e tij për këtë format, që sigurisht nuk ka famën e Lorikut, por që me hyrjen në “BBVIP”, do ta ketë patjetër.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Përgjatë orëve të fundit të fillimit të shoë-t kudo në rrjet u përfol se ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP” i është dërguar ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

I kontaktuar më herët për mediat Loriku tregoi se nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë reality show.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button