Zegjine Çaushi falënderon qytetarët e Fierit pas fitores si deputete: “Mirënjohje për çdo votë, çdo buzëqeshje dhe çdo derë të hapur”

Fier – Pas fitores në garën për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, nën siglën e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi ka reaguar me një mesazh të ndjerë falënderimi për qytetarët që e mbështetën gjatë këtij procesi elektoral.
Në një postim në rrjetet sociale, Çaushi shpreh mirënjohjen e saj për besimin e treguar nga qytetarët dhe emocionet që ka përjetuar gjatë fushatës. Ajo thekson se çdo votë e marrë është një forcë më shumë për të vijuar punën me përkushtim dhe përgjegjësi.
“Çdo mbështetje që mora nga ju është një forcë më shumë për të vazhduar rrugën time me përkushtim dhe përgjegjësi,” – shkruan ajo.
“Njerëzit që takova, buzëqeshjet e sinqerta dhe duart e hapura, më bënë të ndihesha si në shtëpi, edhe në vendet ku kurrë nuk kisha qenë më parë.”
Çaushi vlerëson mikpritjen dhe ngrohtësinë me të cilën është pritur gjatë fushatës, duke e përshkruar atë si një përvojë që i ka lënë kujtime të paharrueshme.
“Çdo përshëndetje, çdo gotë e ngritur, çdo derë e hapur për mua, tregonte më shumë sesa fjalët mund të shprehin. Ishte një kujtim i bukur se njerëzimi është ende i gjallë, i pastër, dhe i aftë të dojë pa kushte.”
Ajo thekson se procesi nuk ka përfunduar ende, por ndjen nevojën të shprehë falënderimin e saj të thellë:
“Faleminderit për zemrën, besimin dhe pjesëmarrjen tuaj! Gjithmonë pranë jush, me ju dhe për ju.”
Fitorja e Zegjine Çaushit në Fier shihet si një sinjal besimi nga elektorati socialist, dhe si një mundësi për përfaqësim të denjë në Kuvend.
Postimi i Plotë:
“Faleminderit Fier!
Nga zemra, ju jam mirënjohëse për çdo votë që më dhatë dhe për besimin që treguat në këtë proces.
Çdo mbështetje që mora nga ju është një forcë më shumë për të vazhduar rrugën time me përkushtim dhe përgjegjësi.
Në këtë udhëtim që ndërmora, ajo që nuk e prisja ishte sa shumë dashuri, mirësi dhe ngrohtësi do të më prisnin në çdo hap të rrugës.
Njerëzit që takova, buzëqeshjet e sinqerta dhe duart e hapura, më bënë të ndihesha si në shtëpi, edhe në vendet ku kurrë nuk kisha qenë më parë.
Çdo përshëndetje, çdo gotë e ngritur, çdo derë e hapur për mua, tregonte më shumë sesa fjalët mund të shprehin. Ishte një kujtim i bukur se njerëzimi është ende i gjallë, i pastër, dhe i aftë të dojë pa kushte.
Procesi ende nuk ka përfunduar, por sot dua t’ju them:
Faleminderit për zemrën, besimin dhe pjesëmarrjen tuaj!
Gjithmonë pranë jush, me ju dhe për ju🙏🏻❤️”
FIERI WEB