Zegjine Caushi feston fitoren me një urim të veçantë nga Pastiçeri “Rustemaj” në Roskovec

Pas shpalljes zyrtare si deputete e re e qarkut Fier, Zegjine Caushi është pritur me entuziazëm dhe urime nga qytetarët e Roskovecit. Një prej urimeve më të veçanta ka ardhur nga Pasticeri Rustemaj, e cila ka përgatitur një tortë festive me logon e Partisë Socialiste dhe fotografinë e Zegjines, shoqëruar me mbishkrimin: “Urime fitoren deputete”.

Administratoria e pasticerisë, Etna Rustemaj, ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale:
“Ta gëzosh mandatin e deputetes zemra jonë! Edhe pse të sulmuan shumë, ti ja dole dhe e more atë që meritoje! Për të gjithë ata që të dolën kundër, tani kam merak sesi e kanë pritur fitoren tënde 😂. Ti je një vajzë luftarake dhe e sinqertë që luftove vetëm në këtë rrugëtim. Tani ky rrugëtim sapo ka nisur për ty dhe jam e sigurt se ti do të shkëlqesh si gjithmonë. Urime fitoren, krenaria jonë!” ❤️🙏🏻

Ky gjest ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke reflektuar mbështetjen dhe dashurinë që deputetja e re gëzon në zonën e saj.
Fitorja e Zegjine Caushit, e mbështetur fuqishëm nga votuesit e zonës së saj si edhe nga votat e diasporës, është cilësuar si një sukses i merituar dhe një fillim i ri për përfaqësimin e Roskovecit në Kuvend.
