AKTUALITETFIERI YNË TVMJEKSIA

Zërat për largimin nga spitali i Fierit, flasin mjekët turq: Nuk na është thënë një gjë e tillë, kemi marrëveshje tre vjeçare 


Zërave për largimin e mjekëve turq nga spitali Memorial i Fierit u janë përgjigjur vetë mjekët turq, të cilët kanë deklaruar se në bazë të marrveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve vazhdojnë normalisht punën e nësë është e nevojshme do vazhdojnë të qëndrojnë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Unë kam gati 5 muaj që kam ardhur në këtë spital. Vij nga Stambolli, kemi vijuar punën tonë gjatë gjithë këtyre 5 muajve dhe jemi munduar t’u ofrojmë pacientëve shërbimin më të mirë të mundshëm.
Kemi një protokoll që e kanë firmosur të dy shtetet dhe përsa kohë do të ekzistojë ai protokoll ne do vijojmë të vijmë këtu dhe të shërbejmë më së miri për pacientët shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nuk na është thënë një gjë e tillë për t’u larguar nga ana e ministrisë tonë. Numri i mjekëve ka mbetur i njëjtë prej fillimit ndërsa për personelin mjekësor bëhen ndryshime në bazë të nevojave”– u shpreh njëri prej mjekëve turq.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas drejtoreshës së spitalit memorial Fier, Rudina Degjoni, stafi turk dhe ai shqiptar vazhdojnë normalisht punën dhe deri më tani nuk është hasur asnjë problematikë. Sipas degjonit në bazë të një marrëveshje të nënshkruar mes dy vendeve, stafi turk do të vazhdojë të jap kontributin e tij në spitalin memorial.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Puna nuk është ndalur në asnjë çast. Aktualisht janë mbi 36 personel turk që ofrojnë shërbimin e tyre por që nga hapja e spitalit memorial janë mbi 250 persona nga personeli turk të ardhur me rotacione. Ky bashkëpunim do vazhdojë sepse ekziston një marrëveshje 3 vjeçare mes dy shteteve”– u shpreh Degjoni. 

Në sherbim të pacientëve janë 17 mjekë specialist turq dhe 28 mjekë shqiptarë si dhe në staf prej 156 infermierësht nga të dy vendet. Nga hapja e tij e deri më sot, u është shërbyer me konsulta, ekzaminime dhe intervente mbi 60 mijë qytetarëve, duke përfituar vetëm gjatë ketij viti mbi 96 mijë shërbime, dhe nga hapja e spitalit deri më sot mbi 132 mijë shërbime.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button