AKTUALITET

“Tentova të ikja por më vunë armën në kokë”, 63 vjeçari shqiptar kapet në “shtëpi bari”, dëshmia e tij: Më kanë detyruar, kisha borxhe 


Një 63 vjeçar shqiptar është kapur brenda një “ferme” kanabisi me vlerë pothuajse 200,000 paund në Britani. Bajram Koleci ushtronte aktivitetin e tij kriminal me kultivimin e drogës në ish lokalin që njihej si “qepabtorja më e mirë”. Policia ka zhvilluar një kontroll brenda ambienteve të lokalit ku ka zbuluar se kultivoheshin lëndë narkotike të llojit kanabis.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ata zbuluan gjithsej 686 bimë, nga të cilat një ekspert vlerësoi 457 prej tyre, sepse pjesa tjetër ishin në gjendje të keqe. Vlera e tyre ishte midis 48,000 dhe 197,000 paund. U gjetën dy telefona celularë me të dhëna që i atribuohen Kolecit, i cili kishte qenë në kontakt me një burrë për ta udhëzuar për listën e pajisjeve të nevojshme për prodhimin e drogës së klasit B. Gjithashtu u gjetën dëshmi se matësi i energjisë elektrike ishte anashkaluar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për arrestimin e tij, Koleci u tha oficerëve: “Jam detyruar. Jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kam pasur borxh”. Ai shtoi se kishte qenë në Port Talbot për gjashtë muaj dhe kishte tentuar të largohej, por “u kërcënua me armë dhe u fut me forcë brenda”. 63-vjeçari, pa vendbanim të caktuar, u paraqit në Gjykatën Sëansea Croën për dënimin pasi pranoi se prodhonte kanabis.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button