AKTUALITET

Zhduken dy të mitur nga Elbasani, flet taksisti që i transportoi për herë të fundit 


Prej të premtes dy fëmijë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ata shkuan në shkollë si çdo ditë dhe nuk u kthyen në shtëpi. Familjarët kanë denoncuar në polici por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mediat kanë kontaktuar me të afërm të fëmijëve të cilët thanë se kanë gjetur taksistin me të cilin të miturit janë larguar dhe ai u ka pohuar se ditën e hënë rreth orës 13.00 i ka zbritur fëmijët tek “Qyteti Studenti”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ditën kur ka humbur kontaktet me familjen djali ka veshur xhinse të zeza dhe xhuboks të zi. Të dy telefonat e fëmijëve dalin të fikur. Policia po punon për gjetjen e tyre dhe ka verifikuar se të premten fëmijët kanë shitur një biçikletë dhe 2 celularët e tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button