KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
ZJARR MASIV PRANË PARKUT ARKEOLOGJIK TË APOLONISË, RREZIKOHEN BANESAT
Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre, bimësi dhe ullishte, ndërsa vatra paraqitet me intensitet të lartë dhe është e dukshme edhe nga distanca.
Pranë zonës së përfshirë nga zjarri ndodhen banesa, duke shtuar rrezikun e përhapjes së flakëve drejt tyre.
Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e parë dhe po punohet për vënien nën kontroll të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë ende të qarta. Situata vijon të monitorohet nga shërbimet në terren.




