KRONIKËSTAR CHANNEL
Zjarr në Hekal të Mallakastrës, vijon operacioni i shuarjes me helikopter nga ajri
Një sipërfaqe prej disa hektarësh me shkurre dhe ullinj është përfshirë nga flakët në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Zjarri u shfaq rreth orës 09:00 të mëngjesit. Edhe pse vatra fillestare u vu nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës i Ballshit, era e fortë bëri që flakët të riaktivizoheshin rreth mesditës.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Mallakastrës dhe të Fierit. Për shkak të afërsisë së vatrës me territorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter, për të frenuar përhapjen e flakëve.
Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa ekipet në terren mbeten në gatishmëri për të vënë plotësisht nën kontroll situatën.




