KRONIKËSTAR CHANNEL
Zjarr në një banesë dykatëshe në Çeligrad të Fierit – Dyshohet shkëndijë elektrike

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në fshatin Çeligrad të Fierit, duke shkaktuar panik tek familjarët dhe banorët e zonës përreth.
Në vendngjarje kanë mbërritur në kohë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë me efikasitet dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e sipërme të banesës. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e saktë të shkaqeve të rënies së zjarrit.




