KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr në një fabrikë të prodhimit të kafesë në Pogradec, nuk raportohet për të lënduar

Një zjarr ka rënë në fabrikën e kafesë ‘Thomas Enkelana’ në pronësi të Thoma Torit në qytetin e Pogradecit pak para mesnatës. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka përfshirë një pjesë të godinës, por ende nuk ka detaje sa i përket shkaqeve të rënies së tij. Kjo është hera e dytë që ndodh një situatë e tillë në të njëjtin biznes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur dhe policia ndërsa raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button