KRONIKËSTAR CHANNEL

ZJARRET NË FIER/ NDIZNIN FLakët ME DASHJE, ARRESTOHEN DY SHTETAS – NJËRI DYSHOHET PËR ZJARRIN NË GRYKËDERDHJEN E SEMANIT

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pasi janë kapur duke ndezur zjarre, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia.

Policia bën me dije se në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e zjarrvënieve dhe identifikimin e autorëve, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar monitorimin e territorit.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjatë kontrolleve janë arrestuar dy shtetas, të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

fshatin Eskaj të Lushnjës, në pranga ka rënë 60-vjeçari K. B., i cili është konstatuar duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën që kishte marrë me qira.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, një tjetër arrestim është kryer në fshatin Hasturkas, në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta. Policia ka arrestuar 25-vjeçarin E. S., banues në Fier, i dyshuar si autor i zjarrvënies në grykëderdhjen e lumit Seman.

Zjarri në këtë zonë ka përfshirë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonave të mbrojtura.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në të njëjtën kohë, Policia e Fierit ka nisur procedim penal ndaj dy shtetasve të tjerë, 71 dhe 77 vjeç, të dyshuar se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre, përkatësisht në Varibop të Fierit dhe në Çërrilë të Mallakastrës.

Sipas Policisë, për shkak të erës së fortë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në sipërfaqe me bimësi.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, duke paralajmëruar se pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në mënyrë të veçantë, autoritetet u bëjnë thirrje banorëve që të mos djegin mbetje bujqësore dhe të mos përdorin zjarrin për pastrimin e tokave apo territoreve, pasi flakët mund të përhapen në mënyrë të pakontrolluar dhe të sjellin pasoja të rënda ligjore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button