AKTUALITETSTAR CHANNEL

Bashkia Fier nis evidentimin e dëmeve nga zjarret, në terren dy grupe pune

FIER – Bashkia Fier ka ngritur grupet e punës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret e ditëve të fundit.

Një grup pune ka nisur angazhimin në terren për të evidentuar dëmet në kulturat bujqësore, pemët frutore dhe ullishtet në Njësitë Administrative Frakull, Levan dhe Qendër.

Reklama në FieriWeb - “”

Paralelisht, një tjetër grup pune po merret me evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në banesa, stalla, pajisje dhe makineri. Sipas Bashkisë, puna për vlerësimin e dëmeve në banesa ka nisur që sot.

Procesi po zhvillohet në bashkëpunim me kryetarët e njësive administrative dhe kryepleqtë e fshatrave, të cilët do të ndihmojnë në evidentimin e rasteve dhe dokumentimin e pasojave të zjarreve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bashkia Fier synon që procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve të përmbyllet sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmeve të shkaktuara në zonat e prekura nga zjarret.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button