KRONIKËSTAR CHANNEL

ZJARRI SHKRUMBOI VADHIZËN/ QINDRA HEKTARË PYJE E KULLOTA DHE MIJËRA ULLINJ TË DJEGUR, BANORËT KËRKOJNË DËMSHPËRBLIM

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu tre ditë më parë fshatin Vadhizë, në Bashkinë Fier, duke u përhapur edhe në territorin e tre fshatrave të tjerë, ka lënë pas dëme të konsiderueshme për banorët e zonës.

Flakët përfshinë sipërfaqe të mëdha me pyje, kullota dhe toka bujqësore, ndërsa mijëra rrënjë ullinj u shkrumbuan. Për banorët, përballja me zjarrin ka qenë një moment i vështirë, teksa disa prej tyre tregojnë se kanë rrezikuar edhe jetën në përpjekje për të mbrojtur pronat, banesat dhe ullishtet e tyre.

Reklama në FieriWeb - “”

Banorët shprehen të shqetësuar jo vetëm për humbjet e fundit, por edhe për faktin se kjo është hera e dytë që zona përballet me një zjarr të përmasave të mëdha.

Në vitin 2023, një tjetër zjarr dogji sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj në këtë zonë. Sipas banorëve, dëmet e shkaktuara tre vite më parë ende nuk janë kompensuar, ndërsa ullishtet kishin nisur të rigjeneroheshin dhe fermerët prisnin të nisnin vjeljen e prodhimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Por zjarri i ditëve të fundit ka shkatërruar sërish një pjesë të konsiderueshme të tyre, duke i lënë familjet përballë humbjeve të mëdha ekonomike.

Për shumë banorë të Vadhizës dhe fshatrave përreth, ullishtet, vreshtaria dhe aktiviteti bujqësor janë burimi kryesor i të ardhurave. Djegia e pemëve, tokave dhe kulturave bujqësore rrezikon të ardhurat e familjeve për vite me radhë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Banorët kërkojnë që institucionet të veprojnë sa më shpejt për evidentimin e dëmeve dhe të përcaktojnë sipërfaqet dhe kulturat e prekura nga zjarri. Ata kërkojnë gjithashtu dëmshpërblimin për humbjet, përfshirë edhe dëmet e mbetura pa kompensuar nga zjarri i vitit 2023.

Ndërkohë, Bashkia Fier ka bërë të ditur se ka ngritur grupe pune për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në kulturat bujqësore, pemët frutore dhe ullishtet në Njësitë Administrative Frakull, Levan dhe Qendër.

Reklama në FieriWeb

Për banorët e zonës, verifikimi i shpejtë i dëmeve është hapi i parë për të kuptuar përmasat reale të katastrofës, ndërsa dëmshpërblimi shihet si e vetmja mundësi për të nisur rikuperimin e humbjeve të shkaktuara nga flakët.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button