KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Zjarri i përmasave të mëdha në Margëlliç, 10 mjete zjarrfikëse në terren – flakët rrezikuan banesat dhe varrezat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e njohur si “Burimi i Lethisë”, në fshatin Margëlliç, duke krijuar një situatë të rrezikshme për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve të favorizuara nga era. Zjarri u shfaq pranë puseve të Alpetrolit dhe në afërsi të banesave, duke mobilizuar forcat zjarrfikëse të disa strukturave.

Shefi i Zjarrfikëses së Bashkisë Patos, Alket Halimi, bën me dije se pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u nisën menjëherë grupi i shërbimit dhe forcat zjarrfikëse të Alpetrolit. Pasi u konstatua se zjarri po merrte përmasa të mëdha dhe po favorizohej nga era, u kërkua ndërhyrje e forcave shtesë nga bashkitë fqinje dhe ndihmë nga strukturat e emergjencave civile.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Halimit, në një moment është vlerësuar e nevojshme edhe kërkesa për ndërhyrje nga ajri, pasi flakët ishin shumë pranë zonave të banuara.

“Zjarri ishte me përmasa shumë të mëdha dhe flakët morën lartësi të konsiderueshme. U rrezikuan varrezat e fshatit Margëlliç, ndërsa situata paraqiti rrezik edhe për vetë forcat zjarrfikëse që po punonin në terren”, shprehet Halimi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Aktualisht, në terren ndodhen 10 mjete zjarrfikëse, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen përfundimtare të vatrave.

Nga flakët janë dëmtuar sipërfaqe me ullinj, ferra dhe shkurre. Fatmirësisht, deri në këtë moment nuk raportohet për dëmtim të banesave, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur frenimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Situata vijon të monitorohet, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button