AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zjarri në Drenovë nën kontroll pas tre ditësh përpjekjesh, mbi 100 hektarë të djegura

Pas tre ditësh përballjeje me flakët, është neutralizuar zjarri në masivin pyjor të Drenovës, në Mallakastër. Sipas përgjegjësit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj, dy vatrat aktive u vunë nën kontroll gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, falë ndihmës së 30 forcave të ushtrisë, të cilat iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve në një terren tepër të vështirë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ymeraj bëri me dije se deri tani llogariten mbi 100 hektarë të përshkuara nga zjarri. Ai sqaroi se zjarri filloi nga një ullishte, ku një fermer po digjte barërat, dhe u përhap me shpejtësi në zonën pyjore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në apelin e tij, Ymeraj u kërkoi të gjithë fermerëve kujdes maksimal gjatë djegies së mbetjeve bujqësore, pasi flakët mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shkaktojnë dëme të mëdha mjedisore e ekonomike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button