KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarri vijon në kodrat e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, flakët përfshijnë kodrën e Akropolit

Vijon prej orësh zjarri në kodrat e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, ndërsa situata mbetet problematike.

Aktualisht, flakët po djegin bimësinë në kodrën e Akropolit, pjesë e parkut arkeologjik, e pozicionuar në anën veriore të tij.

Reklama në FieriWeb - “”

Në terren janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse nga Fieri, Berati, Albpetroli dhe bashki të tjera, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, si dhe për frenimin e përhapjes së flakëve.

Në operacionin për përballimin e situatës janë përfshirë edhe punonjës të Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe banorë të zonës, të cilët po kontribuojnë në mbrojtjen e pronave dhe pasurive arkeologjike nga flakët.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Terreni i vështirë, i kombinuar me bimësinë e thatë dhe erën, po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në terren.

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën intensivisht për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar avancimin e zjarrit drejt pjesëve të tjera të parkut dhe zonave të banuara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button