AKTUALITETSTAR CHANNEL
Zjarri vijon të jetë aktiv në Lofkënd-Ngraçije, dhjetëra forca në terren për izolimin e flakëve
Vatra e zjarrit në ekonominë pyjore Lofkënd-Ngraçije, në Bashkinë Mallakastër, vijon të jetë aktive, ndërsa në terren ka nisur operacioni për izolimin e saj.
Në operacion janë angazhuar 30 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të Policisë Bashkiake, 15 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 5 efektivë të MZSH-së dhe një automjet zjarrfikës.
Ndërkohë, në drejtim të ekonomisë pyjore Gjinoqarë, po operojnë strukturat e MZSH Patos me 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë.
Sipas të dhënave nga terreni, zjarri vijon të zgjerojë perimetrin, ndërsa në orët e para të mëngjesit intensiteti i flakëve është më i ulët.
Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.




