KRONIKËSTAR CHANNEL

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, Policia konfirmon vrasjen: Është goditur me mjete të forta në kokë

Policia konfirmon se ngjarja e sotme në fshatin Bulgarec, Korçë, nuk është vdekje për shkaqe natyrore por vrasje.

Sipas policisë, 78 vjeçari Gëzim Vija është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës, ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Hetimet janë përqëndruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen, pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasja për motive të tjera.

Reklama në FieriWeb

Kujtojmë se, 78-vjeçari ishte i divorcuar dhe kishte katër fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë dhe dy të tjerë jashtë vendit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua paraditen e kësaj të mërkure në fshatin Bulgarec të Korçës.

Trupi i të moshuarit është zbuluar nga fqinjët, të cilët vunë re se dritarja e banesës ishte e thyer dhe pasi hynë brenda, e gjetën pa shenja jete.

Related Articles

Back to top button