KRONIKËSTAR CHANNEL

Himarë/ Merr peng prindërit dhe i kërcënon me jetë, neutralizohet nga policia pas negociatave

Policia e Himarës ka ndërhyrë me sukses për të parandaluar një ngjarje të rëndë familjare, ku një 35-vjeçar kishte mbajtur peng prindërit e tij në banesë, nën kërcënimin e një mjeti prerës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve, shtetasi Spiro Dhimaleksi, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në një dhomë prindërit e tij, 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur negociatat me 35-vjeçarin. Pas më shumë se një ore negociatash intensive, një efektiv policie, banor i zonës, ka arritur të komunikojë drejtpërdrejt me autorin, duke ndikuar në uljen e tensionit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë ndërhyrjes, 35-vjeçari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, duke pësuar plagë në zonën e barkut. Punonjësit e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke e neutralizuar dhe duke i hequr mjetin prerës, çka bëri të mundur shpëtimin e dy prindërve pa lëndime.

Reklama në FieriWeb

Më pas, ai është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë Himarë dhe më tej në Vlorë, ku ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal dhe është referuar për trajtim në shërbimet psikiatrike.

Ndërkohë, prindërit e tij janë marrë në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia bën me dije se falë ndërhyrjes profesionale dhe negociatave të kujdesshme, u shmang një tragjedi e mundshme.

Related Articles

Back to top button