KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni “Arratia” në Fier/ Kapet i dënuari për drogë, ishte në kërkim prej vitit 2024

Policia e Fierit vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa ka finalizuar me sukses një tjetër operacion.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, ka zhvilluar operacionin e koduar “Arratia”, si rezultat i të cilit është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i një 38-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në pranga është vënë shtetasi Andi Bakiasi, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u lokalizua në fshatin Pluk.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas policisë, Bakiasi ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 4 vjet e 8 muaj burgim për shitje të lëndëve narkotike. Kjo veprimtari kriminale ishte goditur më herët gjatë operacionit të koduar “Tempulli” në vitin 2024.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button