KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rrezikshëm: Makina e cila drejtohej nga një 24-vjeçare, përfundon në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Durrës, ku një 24-vjeçare ka përfunduar me automjetin e saj brenda një kanali me ujë, por fatmirësisht ka shpëtuar pa pasoja serioze.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtuesen Xh. K. dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin dhe ka rënë në kanal.
Drejtuesja e mjetit u dërgua menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




