AKTUALITETSTAR CHANNEL

I publikuan foto nudo në rrjetet sociale, zbardhet denoncimi i Hatit në polici

Influencerja Hatixhe Brika, e njohur si Hati në TikTok, ka përfunduar në telashe për shkak të rrjeteve sociale.

Ditën e djeshme Hati i është drejtuar Policisë së Tiranës, ku ka bërë një kallëzim pasi pretendon se pa miratimin e saj i kanë shpërndarë në rrjetet sociale disa pamje, ku shfaqet imazhi i saj, që sipas influenceres ishin të krijuara përmes inteligjencës Arificiale.

Reklama në FieriWeb - “”

Ditën e sotme, policia përmes një komunikate zyrtare sqaron se kallëzimi është bërë nga vetë Hati, e cila deklaroi se përmes një llogarie false në rrjetet sociale, po bëheshin postime fyese për të.

“Dje, kallëzoi shtetasja H. B., se në një llogari false në rrjete sociale, bëheshin postime fyese për të.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.”- njofton policia.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button