AKTUALITETSTAR CHANNEL

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita, mbledh drejtuesit e Tiranës dhe shefat e komisariateve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe me shefat e komisariateve dhe sektorëve në varësi, në kuadër të analizës së punës dhe rritjes së sigurisë në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë këtij takimi, Hita theksoi nevojën për rritjen e angazhimit, përkushtimit dhe profesionalizmit nga ana e strukturave policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale. Ai kërkoi masa konkrete kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, kultivimit të kanabisit, armëmbajtjes pa leje, krimeve ekonomike, lojërave të fatit dhe aktiviteteve të paligjshme të call center-ave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një tjetër fokus i rëndësishëm ishte edhe lufta kundër trafiqeve dhe krimeve mjedisore. Drejtori i Përgjithshëm kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për lirimin e hapësirave publike, ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për rritjen e sigurisë në shkolla, forcimin e sigurisë kibernetike dhe përmirësimin e sigurisë rrugore. Hita kërkoi shtim të prezencës policore në terren dhe rritje të kapaciteteve profesionale për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të rritur më tej parametrat e sigurisë.

Reklama në FieriWeb

Ai u ndal gjithashtu te rëndësia e trajtimit me seriozitet të çdo shqetësimi dhe denoncimi të qytetarëve, duke theksuar se reagimi në kohë dhe profesionalizmi janë kyç për rritjen e besimit të publikut ndaj Policisë së Shtetit.

Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi nga drejtuesit të jenë sa më pranë punonjësve në terren, t’i mbështesin dhe motivojnë ata në përmbushjen e detyrave, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

Related Articles

Back to top button