AKTUALITETSTAR CHANNEL
Protesta e radhës e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zbret në terren.

Në prag të tubimit të paralajmëruar nga opozita, kreu i ri i Policisë është parë pranë strukturave operacionale, teksa pritet të shihet se si do të menaxhohet protesta nën drejtimin e tij.
Kjo është një nga sfidat e para në terren për Hitën, ndërsa vëmendja mbetet tek masat e sigurisë, mbarëvajtja e protestës dhe reagimi i uniformave blu gjatë zhvillimeve të mbrëmjes.




