FIERI NEWSPOLITIKËSTAR CHANNEL

PD pranon krizën në Fier, ngre grup pune me 43 anëtarë për riorganizimin e degës

Partia Demokratike ka pranuar zyrtarisht ekzistencën e një krize të thellë organizative në degën e Fierit dhe ka vendosur ndërhyrjen e menjëhershme përmes një strukture të përkohshme drejtimi, me synim riorganizimin e plotë të saj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendimin nr.108, datë 24 prill 2026, të Kryesisë së Partisë Demokratike, të siguruar nga Fieri Web, thuhet se kjo ndërhyrje vjen si pasojë e problematikave të krijuara pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, të cilat janë shoqëruar me dorëheqje të drejtuesve të degës dhe mosfunksionim të strukturave drejtuese.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas dokumentit, një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë aktive në ushtrimin e detyrave të tyre, çka ka sjellë bllokim të funksionimit normal të degës së PD në Fier.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Duke u nisur nga gjendja që ndodhet PD dega Fier dhe nga problematikat në zgjedhjet e 11 Majit 2025 e bashkëshoqëruar kjo me dorëheqjet e drejtuesve të degës si dhe mosfunksionimi i kryesisë së degës si pasojë e mosangazhimit të një pjese të konsiderueshme të anëtarëve të kryesisë…”, thuhet në vendim.

Reklama në FieriWeb

Në këto kushte, Kryesia e PD ka vendosur krijimin e një grupi pune prej 43 anëtarësh, i cili do të marrë përkohësisht kompetencat e kryesisë së degës dhe do të udhëheqë procesin e analizës së brendshme, riorganizimit dhe përgatitjes për zgjedhje të reja në strukturat lokale.

Në krye të këtij grupi është caktuar Ardian Ferro, i cili do të ushtrojë funksionin e kryetarit të komanduar të degës së PD në Fier.

Sipas vendimit, grupi i punës ka afat deri më 30 shtator 2026 për të përmbyllur procesin e analizës, rifreskimit të strukturave dhe organizimit të zgjedhjeve nga niveli i seksioneve deri te zgjedhja e kryetarit të ri të degës.

Paralelisht me këtë zhvillim, në disa degë të tjera të qarkut Fier po vijon procesi zgjedhor në bazë.

Në Roskovec, nga rreth 700 anëtarë të regjistruar, morën pjesë në votim 308 anëtarë, ndërsa 7 fletë votimi u shpallën të pavlefshme. Në përfundim të procesit, fitues u shpall Emels Xhaxhaj me 229 vota.

Në Patos, nga 624 anëtarë të listës, votuan 343 prej tyre. Në garën me tre kandidatë, rezultoi fitues Pëllumb Demal Hoxhaj me 145 vota, i ndjekur nga Eduart Hoxha me 128 dhe Mentor Hoxha me 67 vota.

Edhe në Mallakastër është zhvilluar procesi i votimit, ku morën pjesë 212 anëtarë. Fitues i zgjedhjeve u shpall Resmi Bilbil Sheme me 133 vota, përballë Taulant Fadil Hoxhajt me 74 vota.

Zhvillimet e fundit tregojnë se Partia Demokratike në qarkun Fier ndodhet në një fazë të thellë ristrukturimi, ku ndërhyrja në degën kryesore shoqërohet paralelisht me proceset zgjedhore në degët e tjera, në një përpjekje për të rifunksionalizuar organizimin e saj në nivel lokal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button