POLITIKËSTAR CHANNEL

Personalitete të njohura nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”/ Rama: Ricardo Hausmann, mik besnik i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë solemne të dhënies së titujve “Doctor Honoris Causa” për personalitete të njohura ndërkombëtare të së drejtës, akademisë dhe artit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e këtij eventi dhe të angazhimit ndërkombëtar të vendit, duke u shprehur se, “është privilegj që ne të jemi kryeqyteti pritës i Kongresit Botëror të Ligjit dhe më vjen shumë mirë që një vit përpara atij kongresi ne do të jemi së bashku nesër në një sesion të posaçëm, që është prelud i Kongresit, sipas traditës së kësaj platforme globale që mbledh njerëz të spikatur të botës së ligjit nga të gjitha kontinentet”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë ceremonisë, kreu i qeverisë mbajti edhe një fjalë vlerësuese për ekonomistin e njohur ndërkombëtar Ricardo Hausmann, i cili u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Rama theksoi rolin e tij në ndihmën ndaj vendeve për ndryshimet ekonomike.

Reklama në FieriWeb

“Ka shumë ekonomistë që bëjnë shpjegime pasi bota ndryshon dhe pastaj ka shumë pak ekonomistë të cilët i ndihmojnë vendet të ndryshojnë përpara se bota t’i vërë re. Profesori Ricardo Hausmann i takon kategorisë së dytë”, tha Rama.

Duke ndarë një episod personal, Rama tregoi fillimet e marrëdhënies me Hausmann, duke theksuar se përpjekjet e tij të hershme për ta kontaktuar kishin mbetur pa përgjigje.

“Marrëdhënia ime me Ricardon ka filluar si një dështim total. E kërkova pa sukses kur isha ende në opozitë; i shkrova atij dhe u përpoqa të gjeja mënyra për ta kontaktuar, për t’i thënë se Shqipëria ia vlente kohën e tij, por mora vetëm heshtje. Asgjë. Absolutisht asnjë lloj shenje”, tha Rama.

Ai shtoi se bashkëpunimi nisi vetëm pas ardhjes së tij në pushtet.

“Për të marrë vëmendjen e Ricardo Hausmann, në fillim duhet të fitosh zgjedhjet, që në retrospektivë mund të jetë procesi më i sofistikuar i vetingut. Kështu që sapo fitova, Ricardo erdhi”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi qasjen praktike të Hausmann, duke e dalluar atë nga ekspertët e tjerë.

“Ai nuk erdhi si një ekspert që vjen në një vend në zhvillim me një prezantim në PowerPoint, por erdhi me çizme në terren. Kjo ka rëndësi, sepse vende si i yni kanë parë shumë ekspertë që përgatisin raporte që askush nuk i lexon dhe rekomandime tek të cilat askush nuk ka besim”, tha Rama.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i dorëzoi titullin “Doctor Honoris Causa”, presidentit të Shoqatës Botërore të Juristëve, Javier Cremades.

Senati akademik i Universitetit të Tiranës në bazë të propozimit të paraqitur nga Fakulteti i Drejtësisë i jep Javier Cremades titullin “Doktor Honoris Causa”, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në forcimin e shtetit të së drejtës promovimin e të të drejtave të njeriut, avancimin në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar për përkushtimin e tij të vazhdueshëm dhe vizionin e qartë në përforcimin dhe konsolidimin e vlerave demokratike dhe në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme për rolin e tij të spikatur në fuqizimin e dialogut ndërkombëtar dhe në afirmimin e parimeve të drejtësisë dhe lirisë, si dhe për ndikimin e tij të veçantë në arenën ndërkombëtare dhe kontributin e çmuar në promovimin e Shqipërisë dhe në mbështetjen e proceseve të saj të forcimit të institucioneve dhe zhvillimit të demokaracisë”.

Duke falënderuar për marrjen e titullit “Doctor Honoris Causa”, Cremades u ndal tek perspektiva europiane e Shqipërisë.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë janë entuziastë për demokracinë dhe po përpiqen shumë, ju keni një ëndërr, ju doni të jeni pjesë e BE-së. Ju po krijoni, po bëni diçka të fuqishme, sepse doni të transformoni vendin tuaj që ka qenë nën regjimin totalitar dhe doni t’i tregoni botës se tashmë jeni një vend demokratik. Po e bëni këtë, po punoni shumë”, tha ai.

Cremades u shpreh se “në Shqipëri kemi dy fokuse: të ndihmojmë brezat e rinj për shtetin e së drejtës, të mbajmë shpirtin gjallë dhe të përpiqemi që të mbrojmë trashëgiminë e të gjithë atyre brezave që kanë punuar shumë. Pika e dytë është të promovojmë dhe fuqizojmë gjithçka që bëhet këtu në Shqipëri”.

Më tej rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i dorëzoi titullin “Doctor Honoris Causa” akademikut dhe ekonomistit të famshëm, Ricardo Hausmann.

Ky titull iu akordua me motivacionin “Për kontributin e tij të shquar në pasqyrimin mendimit ekonomik bashkëkohor dhe në thellimin e kuptimit shkencor të proceseve të rritjes ekonomike, transformimit strukturor dhe politikëbërjes publike, për përkushtimin e tij të vazhduar për promovimin e prosperitetit përmes dijes dhe në forcimin e institucioneve, angazhimit të tij të drejtpërdrejt dhe bashkëpunimi me institucionet shqiptare”.

Në fjalën e tij Hausmann u shpreh se “gjithçka që keni ëndërruar për vendin tuaj do të bëhet realitet dhe për këtë jam i sigurt. Kam mësuar shumë gjëra në Shqipëri, kam mësuar shumë gjëra nga Edi Rama për lidershipin, për të gjitha ndërveprimet tona, ato që përfytyrojmë në politikat publike dhe avantazhet e formimit artistik kur bëhet fjalë për politikat”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button