AKTUALITETSTAR CHANNEL

Promovohet në Zharrëz libri “Djegiet dhe Shërimi i Tyre” i autores Elmira Rama

VIDEO

Paraditen e sotme, në Zharrëz të bashkisë Patos, u promovua libri “Djegiet dhe Shërimi i Tyre” i autores Elmira Rama, një botim kushtuar eksperiencës shumëvjeçare të mjekut popullor Rexhep Toska në trajtimin e djegieve dhe plagëve të ndryshme.

Në ceremoninë e promovimit morën pjesë banorë të zonës, pacientë, familjarë dhe dashamirës të mjekut popullor, të cilët ndoqën nga afër prezantimin e librit dhe ndanë vlerësime për punën e tij ndër vite.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Autorja Elmira Rama u shpreh se libri është ndërtuar mbi histori reale dhe dëshmi konkrete pacientësh, duke sjellë raste të dokumentuara dhe eksperienca të mbledhura nga njerëz që kanë marrë trajtim pranë Rexhep Toskës. Sipas saj, qëllimi i këtij botimi është ruajtja dhe përcjellja e eksperiencës popullore shqiptare në trajtimin e djegieve dhe plagëve.

Gjatë aktivitetit, Rexhep Toska foli për eksperiencën e tij shumëvjeçare, duke theksuar se puna e tij tashmë njihet jo vetëm në Fier, por edhe jashtë Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, disa prej pacientëve të pranishëm rrëfyen përvojat e tyre personale dhe mënyrën sesi kishin gjetur ndihmë pranë mjekut popullor.

Promovimi i librit u shoqërua me diskutime dhe vlerësime nga të pranishmit, të cilët e konsideruan këtë botim si një dëshmi të rëndësishme të historive njerëzore dhe eksperiencës popullore shqiptare në përballjen me vështirësitë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button