AKTUALITETSTAR CHANNEL

Reforma territoriale/ Deputetë të opozitës dhe mazhorancës zhvillojnë dëgjesë publike në Fier

Në sallën e teatrit “Bylis” në Fier është zhvilluar këtë të martë dëgjesa publike për reformën e re territoriale, ku kanë marrë pjesë deputetë të opozitës dhe mazhorancës, përfaqësues të pushtetit vendor të qarkut Fier, ekspertë të fushës si edhe qytetarë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë takimit u diskutua mbi nevojën për rishikimin e ndarjes aktuale territoriale dhe problematikat e hasura pas reformës së vitit 2015. Në fokus të diskutimeve ishte mënyra e organizimit të bashkive dhe përfaqësimi i qytetarëve në pushtetin vendor.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e dëgjimit të komunitetit dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e konsultimeve, ndërsa nuk munguan debatet dhe diskutimet lidhur me mënyrën se si duhet të ndërtohet harta e re administrative.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas diskutimeve të zhvilluara në këtë dëgjesë, synimi mbetet hartimi i një seti kriteresh për përcaktimin e bashkive të reja dhe konfigurimin e ri të pushtetit vendor të nivelit të parë dhe të dytë, me qëllim shmangien e problematikave të evidentuara ndër vite.

Reklama në FieriWeb

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e arritjes së një konsensusi politik për realizimin e reformës së re territoriale.

Related Articles

Back to top button