KRONIKËSTAR CHANNEL
Kontrolle në Burgun e Fierit, gjendet një celular në qelinë e një të dënuari

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e mbajtjes së sendeve të ndaluara.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë ushtruar nga Grupi i Sigurisë nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, në godinën B, sektorët 1 dhe 2.
Gjatë kontrollit, te i dënuari me inicialet L.K. është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”, i cili konsiderohet send i ndaluar brenda institucionit.
Për rastin është mbajtur raport incidenti, ndërsa i dënuari është dërguar në veçim. Materialet procedurale i janë referuar strukturave përkatëse për veprime të mëtejshme.





