KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacion ndërkombëtar: Nga Italia në Shqipëri sillet i akuzuari për trafikimin e 932 kg kok*inë, dy të kërkuar ekstradohen në Gjermani dhe Britani

Policia e Shtetit ka finalizuar procedurat për disa ekstradime ndërkombëtare, në bashkëpunim me partnerët e huaj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga Italia drejt Shqipërisë u ekstradua shtetasi Sueld Elezi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 30.04.2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas autoriteteve, Elezi akuzohet se gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar 2 kilogramë kokainë në Itali. Ndërsa gjatë vitit 2021, dyshohet se ka trafikuar 932 kilogramë kokainë, po në Itali, në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ndërkohë, nga Shqipëria janë ekstraduar drejt vendeve përkatëse edhe dy shtetas të tjerë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Reklama në FieriWeb

Në Gjermani u ekstradua shtetasi Roy Garin, 43 vjeç, banues në Izrael, pasi autoritetet gjermane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Mashtrimi me shuma të mëdha”, në 33 raste.

Po ashtu, në Mbretërinë e Bashkuar u ekstradua shtetasi Altin Shehu, 34 vjeç. Gjykata e Kentit të Veriut, me vendimin e datës 15.01.2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button