KRONIKËSTAR CHANNEL

U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

Jerasimo Korkuti, 31 vjeç nga fshati Gjashtë i Sarandës dhe Andi Beqiri, 27 vjeç nga Konispoli, janë dy shqiptarët e arrestuar nga policia greke pas plagosjes së një pakistanezi në Athinë dhe ndjekjes filmike që përfundoi me përplasjen e automjetit të tyre “BMW” me disa mjete të tjera.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Së bashku me ta u arrestua edhe një shtetas grek 30-vjeçar, i njohur për precedentë të rëndë penalë në Greqi, i cili dyshohet si autori kryesor i plagosjes së pakistanezit në dyqanin e tij. Sipas mediave greke, ai kishte hyrë i maskuar në ambientet e biznesit bashkë me një nga shqiptarët, ndërsa një person i katërt, i dyshuar gjithashtu shqiptar, ka arritur të arratiset dhe po kërkohet nga policia.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

27-vjeçari Andi Beqiri rezulton emër i njohur për autoritetet greke. Në shtator të vitit 2022 ai u arrestua në zonën e Haidarit në Athinë, pasi në automjetin ku udhëtonte u gjetën dy armë kallashnikov me karikatorë dhe 90 fishekë. Në të njëjtën makinë u gjetën edhe bileta që lidhnin lëvizjet drejt Igumenicës, pranë kufirit me Shqipërinë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në atë kohë, bashkë me të ishte arrestuar edhe Viktor Cala, 41 vjeç, i shpallur në kërkim në Greqi për vrasjen e një personi rom dhe tentativën e vrasjes së një shqiptari. Hetimet greke kishin zbuluar se ngjarja dyshohej të ishte porositur nga Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 49 vjeç nga Berati, i burgosur prej vitesh në Greqi dhe i akuzuar për përfshirje në disa krime të rënda.

Reklama në FieriWeb

Sa i përket plagosjes së pakistanezit në zonën e Patisias, policia greke dyshon se bëhet fjalë për larje hesapesh. Autori i dyshuar grek rezulton i përfshirë më herët në plagosje me thikë ndaj një biznesmeni dhe në një vrasje gjatë përplasjeve mes huliganëve të futbollit në Greqi.

Pas sulmit, autorët u larguan me një “BMW”, por gjatë ndjekjes nga policia u përplasën me disa automjete, deri sa u neutralizuan dhe arrestuan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button