BOTASTAR CHANNEL

Arrestohen tre të rinj shqiptarë në Itali, kapen me mbi 5 kg kokainë në furgon

Tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 23 dhe 25 vjeç janë arrestuar nga karabinierët në zonën e Bolonjës, në Itali, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni është zhvilluar pranë Crespellano, pas një hetimi të autoriteteve italiane mbi një furgon me targa shqiptare që dyshohej se transportonte drogë nga Spanja drejt provincës së Bolonjës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas policisë italiane, mjeti u lokalizua në autostradë pranë pikës së pagesës në Valsamoggia dhe u ndalua për kontroll në Crespellano. Gjatë verifikimeve, tre të rinjtë në bord kanë shfaqur sjellje të dyshimta dhe nervozizëm.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Kontrolli i imtësishëm i furgonit zbuloi një ndarje të fshehtë në sistemin e kondicionimit, ku ishin fshehur pesë pako me kokainë, me një peshë totale mbi 5 kilogramë.

Reklama në FieriWeb

Autoritetet italiane bëjnë me dije se droga, nëse do të hidhej në treg, do të kishte një vlerë prej rreth 500 mijë eurosh. Po ashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 6 430 euro cash, si dhe automjeti i përdorur për transport.

Tre shqiptarët janë arrestuar në flagrancë dhe janë dërguar në burgun e qarkut me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës, në pritje të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button