AKTUALITETSTAR CHANNEL

Deputetët Bido dhe Braçe reagojnë për incidentin në Zvërnec: T’i hiqet licenca kompanisë private të sigurisë

Deputetët e Partisë Socialiste, Ardit Bido dhe Erion Braçe, kanë reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së banorëve dhe aktivistëve në Zvërnec kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të sigurisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ardit Bido përshëndeti arrestimin e personit të dyshuar për ushtrim dhune ndaj një protestuesi dhe kërkoi që hetimet të shtrihen në të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë. Sipas tij, nëse provohet se kompania e sigurisë ka tejkaluar kompetencat dhe ka ushtruar forcë në kundërshtim me ligjin, duhet të merren masat më të rënda, deri në heqjen e licencës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Koha t’u hiqet licenca banditëve që mendojnë se janë mbi ligjin. Në Shqipëri nuk mund të privatizohet forca. Shteti ka vetëm një autoritet”, u shpreh Bido.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Edhe deputeti Erion Braçe e cilësoi dhunën ndaj protestuesve si të papranueshme dhe kriminale, duke kërkuar përgjegjësi jo vetëm për autorët e drejtpërdrejtë, por edhe për drejtuesit e Policisë së Vlorës.

Reklama në FieriWeb

Braçe vlerësoi pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës, por theksoi se masa nuk është e mjaftueshme. Ai akuzoi strukturat policore se nuk garantuan mbarëvajtjen e protestës dhe se lejuan praninë e personave të maskuar dhe pa shenja identifikuese në zonën ku zhvillohej tubimi.

Sipas deputetit socialist, protestuesit u përballën me sjellje agresive dhe dhunë nga persona që duhej të ishin nën kontrollin e autoriteteve, ndërsa kërkoi që hetimet të përfshijnë edhe kompaninë private të sigurisë dhe të shqyrtohet nëse ajo duhet të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj.

Ngjarja në Zvërnec ka shkaktuar reagime të shumta publike, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button