KRONIKËSTAR CHANNEL
Humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në kanal, plagoset drejtuesi në aksin Levan–Tepelenë

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 09:40, në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi K.M., ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.




