KRONIKËSTAR CHANNEL
Të shtëna me armë zjarri në Sevaster të Vlorës, një person plagoset dhe dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Sevaster të Vlorës, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është identifikuar si Shpati Kamberaj. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tij raportohet e rëndë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të përfshirë.
Priten informacione të tjera zyrtare në vijim lidhur me këtë ngjarje.




