KRONIKËSTAR CHANNEL

SPAK godet një grup kriminal të dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash, 20 masa sigurie të lëshuara

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar 20 masa sigurie në kuadër të një operacioni të gjerë për goditjen e një grupi kriminal që dyshohet se vepronte në fushën e trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, në pranga ka rënë Orest Sota, ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” është caktuar edhe për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë vendit dhe janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet dyshohet se lidhen me pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti i një grupi trafikantësh droge. Në dosje përmendet edhe emri i Ilir Shtufit, i cili raportohet se ka lidhje me Shkëlzen Berisha.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Po ashtu, Artur Shehu njihet si një prej pronarëve të tokave në zonën e Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz.

Reklama në FieriWeb

Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka dhënë një njoftim të plotë zyrtar mbi identitetin e të gjithë personave të përfshirë dhe rolin konkret të secilit në këtë çështje. Pritet që në orët në vijim të publikohen detaje të tjera lidhur me operacionin dhe akuzat e ngritura ndaj të dyshuarve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button