KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier | Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 14 shtetas të proceduar gjatë javës

Policia Rrugore në Fier ka shtuar monitorimet në akset kryesore rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në qarkullim.

Gjatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 14 shtetas, ku 5 prej tyre janë arrestuar në flagrancë pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ndërsa 9 drejtues të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “”

Në kuadër të kontrolleve parandaluese të ushtruara në rrugët urbane dhe ato rurale, janë vendosur gjithsej:

  • 700 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë;
  • 60 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 20 masa për xhama të errësuar mbi normat e lejuara;
  • 475 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, janë sekuestruar 12 motomjete pa dokumentacion dhe pa targa përkatëse.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia Rrugore Fier apelon për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit, duke theksuar se zbatimi i tyre mbetet thelbësor për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button