KRONIKËSTAR CHANNEL
Drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, 24-vjeçari përplas për vdekje një 71-vjeçare në aksin Çermë-Proshkë–Divjakë
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Çermë-Proshkë–Divjakë”.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 09:00, shtetasi L. Xh., 24 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi, ka përplasur këmbësoren I. D., 71 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, 71-vjeçarja ka humbur jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e motomjetit në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.




