KRONIKËSTAR CHANNEL
Plagosje në Sukth, 25-vjeçari përfundon në spital; dyshohet se u godit nga daja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti, rrethanat e të cilit janë ende nën hetim.
Sipas burimeve policore, i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ku po merr trajtimin e nevojshëm. Mjekët bëjnë me dije se ai ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se autori i plagosjes është daja i 25-vjeçarit. Ende nuk dihen motivet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa po punohet për dokumentimin e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.




