KRONIKËSTAR CHANNEL

Bllokimi i qarkullimit rrugor gjatë tubimit, policia procedon penalisht 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe 2 telefona celularë

Policia ka proceduar penalisht 15 protestues për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe 2 aparate celularë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Tiranë

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Procedohen penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Reklama në FieriWeb

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 15 shtetas, konkretisht:

  1. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar në intervalin kohor nga ora 19:00 deri në orën 22:00, në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vijoi në disa akse rrugore të kryeqytetit, konkretisht në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllok dhe segmente të Unazës, ku u bllokua qarkullimi i automjeteve, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button