KRONIKËSTAR CHANNEL

Dy punonjës të Burgut “Jordan Misja” humbin jetën brenda pak orësh gjatë shërbimit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sistemin penitenciar shqiptar, pasi dy punonjës të IEVP “Jordan Misja” kanë humbur jetën brenda pak orësh nga njëri-tjetri, pasi pësuan gjendje të papritura shëndetësore gjatë ushtrimit të detyrës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Viktimat janë Zog Muhametaj, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave me gradën Kryeinspektor.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth orës 21:36 të mbrëmjes së 29 qershorit, Zog Muhametaj u ndje keq gjatë instruktazhit të stafit për ndërrimin e shërbimit. Ai mori menjëherë ndihmën e parë nga kolegët dhe personeli shëndetësor i institucionit, ndërsa u transportua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Vetëm pak orë më vonë, rreth mesnatës së 30 qershorit, edhe Pëllumb Vrana pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore gjatë shërbimit në ambientet e institucionit. Pas ndihmës së parë, ai u dërgua me urgjencë në QSUT, ku rreth orës 01:00 ndërroi jetë.

Reklama në FieriWeb

Zog Muhametaj ishte pjesë e sistemit penitenciar që prej vitit 2015 dhe prej vitit 2023 shërbente në IEVP “Jordan Misja”. Me arsim ushtarak dhe gradën Komisar, ai njihej për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë në detyrë.

Ndërsa Pëllumb Vrana, në detyrën e Teknikut të Kamerave, kishte dhënë një kontribut të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e institucionit, duke fituar respektin e kolegëve për korrektësinë dhe përkushtimin e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur ngushëllimet për familjarët e dy punonjësve, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke vlerësuar kontributin e çmuar që dhanë në shërbim të sistemit penitenciar shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button