Zjarr në malin e Shëngjinit, flakët rrezikojnë zonat e banuara

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së premtes në malin e Shëngjin, në zonën pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike, duke iu afruar zonave të banuara si edhe aksit kryesor rrugor. Kjo ka rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe për qarkullimin e mjeteve në zonë.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave të Bashkia Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Autoritetet po fokusohen në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara dhe në minimizimin e rrezikut për komunitetin, ndërsa situata vijon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.




