KRONIKËSTAR CHANNEL

EKSKLUZIVE/ Flet për FieriWeb nëna e 15-vjeçares së përfshirë në dhu*imin e 17-vjeçares: “I kërkoj falje vajzës dhe familjes së saj”

Në një rrëfim ekskluziv për FieriWeb, nëna e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në ngjarjen e rëndë të dhunimit të një 17-vjeçareje në Fier ka reaguar për herë të parë publikisht.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Me lot në sy, ajo i kërkon falje vajzës së dhunuar dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje të thellë për atë që ka ndodhur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nëna tregon se familja e mësoi ngjarjen fillimisht përmes mediave dhe më pas u paraqit në Policinë e Fierit për të dhënë shpjegimet përkatëse.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas saj, vajza është diagnostikuar rreth tre muaj më parë me probleme të shëndetit mendor dhe familja kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj. Ajo pretendon se e bija kishte shfaqur edhe më herët episode agresiviteti, por nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme.

Reklama në FieriWeb

Nëna shprehet se, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, familja nuk ka pasur mundësi të përballojë një trajtim të specializuar dhe u bën apel institucioneve shtetërore të ndërhyjnë për t’i siguruar vajzës kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe psikologjik.

Ajo thekson se nuk kërkon të justifikojë veprimet e së bijës, por kërkon që, krahas përgjegjësisë ligjore për ngjarjen, të merret në konsideratë edhe gjendja e saj shëndetësore dhe nevoja për trajtim.

FieriWeb ka vendosur të mos publikojë identitetin e të miturave të përfshira në këtë rast, në respekt të ligjit dhe për mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button