KRONIKËSTAR CHANNEL

Lëvizte i armatosur me pistoletë dhe granatë në Himarë, arrestohet 38-vjeçari me precedent penal

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar, i cili u kap duke qarkulluar me automjet në Himarë i armatosur me një pistoletë me fishek në fole dhe një granatë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni i koduar “Siguria 2”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, çoi në prangosjen e shtetasit me inicialet E. H., banues në Vlorë, i njohur nga policia për precedentë penalë për krime kundër personit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas policisë, 38-vjeçari u ndalua në zonën e njohur si “Kthesa e Pilurit”, ku gjatë kontrollit në çantën e tij u gjet një pistoletë me krehër të mbushur me fishekë dhe një granatë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Kontrollet vijuan edhe në banesën e të arrestuarit në Vlorë, ku policia zbuloi një tjetër armë zjarri pistoletë, krehra, municion luftarak, dy jelekë antiplumb dhe dy jelekë multifunksionalë.

Reklama në FieriWeb

Në total u sekuestruan dy pistoleta, një granatë, municion luftarak, katër jelekë antiplumb/multifunksionalë, automjeti me të cilin lëvizte dhe dy telefona celularë.

Ndaj 38-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si edhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button