KRONIKËSTAR CHANNEL

Vr*sje me a*më zjarri në Dukagjin, gjendet i pajetë në automjet një 42-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Dukagjinit, ku një person është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur i vrarë me armë zjarri Aleksandër Koçeku.

Reklama në FieriWeb - “”

Burime paraprake dyshojnë se krimi mund të ketë ndodhur për motive gjakmarrjeje, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për administrimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button