AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Ndahet nga jeta Dr. Jani Pjetri, mjeku radiolog dhe ish-drejtor i Spitalit Rajonal Fier

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur radiolog, Dr. Jani Pjetri, një prej figurave më të respektuara të shërbimit shëndetësor në Fier.

Dr. Pjetri e nisi karrierën e tij si mjek radiolog në Spitalin Rajonal Fier më 3 janar 1973, duke shërbyer për dekada me përkushtim, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj pacientëve. Gjatë rrugëtimit të tij profesional ai drejtoi disa herë Spitalin Rajonal Fier në detyrën e drejtorit, ndërsa deri në daljen në pension kontribuoi si shef i Shërbimit të Radiologjisë.

Reklama në FieriWeb - “”

Për kolegët dhe pacientët, Dr. Jani Pjetri do të mbetet një mjek me njohuri të larta profesionale, aftësi të spikatura diagnostikuese dhe një figurë e karakterizuar nga korrektësia, qetësia dhe humanizmi.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe komunitetin e Fierit, ku ai la pas një kontribut të çmuar në fushën e mjekësisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngushëllime të sinqerta familjes Pjetri, të afërmve dhe gjithë komunitetit mjekësor për këtë humbje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button