KRONIKËSTAR CHANNEL

Vrasja e Eglant Koçit/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë, lëvizte vetëm me taksi

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e Eglant Koçit. Sipas burimeve hetimore, autori i dyshuar, Armand Shakaj, pas krimit është fshehur për rreth 10 ditë në zona të ndryshme të qarkut të Elbasanit.

Mësohet se Shakaj ka ndryshuar pamjen për të mos u identifikuar dhe ka qëndruar në hotele e apartamente me qira ditore, duke përdorur, në rastet kur i janë kërkuar, dokumente të falsifikuara identifikimi. Ai dyshohet se është fshehur edhe në zonat e Peqinit dhe Cërrikut, ndërsa gjatë gjithë kësaj periudhe ka lëvizur vetëm me taksi, pa përdorur mjete personale.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas hetimeve, grupi hetimor ka arritur të konfirmojë këto lëvizje. Pasi është lokalizuar sinjali i telefonit të tij në qarkun e Elbasanit, policia ka organizuar disa operacione për kapjen e tij, por Shakaj ka mundur të largohet sërish, duke humbur gjurmët.

Ai vijon të jetë në arrati, ndërsa policia dyshon se po ndihmohet nga persona të afërt, me të cilët mban kontakte.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ndodhi më 4 qershor, kur Armand Shakaj dyshohet se vrau mikun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas transportoi trupin, duke e hedhur në zonën e Majës së Korrës, në një lartësi prej rreth 1,450 metrash, në fshatin Cerrujë. Trupi i viktimës u gjet nga policia pas rreth dy javësh kërkime.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button